Psalltiri 29

29
Psallm’ e Dhavidhit.
1Epni Zotit, o të bijt’ e të fortit, epni Zotit lavdi e nder.
2Epni Zotit lavdin’ e emrit ati, adhuroni Zonë ndë hobor t’ati të shënjtëruarë.
3Zër’ i Zotit (është) mbi ujërat, Perëndia i lavdisë bubullin, Zoti (është) mbi shumë ujëra.
4Zër’ i Zotit (është) ndë fuqi, zër’ i Zotit (është) ndë madhëri.
5Zër’ i Zotit thyen dëllinja, edhe Zoti thyen dëllinjat’ e Livanit,
6edhe i bën të kërcenjënë si viç: Livanë edhe Sirionë, si bir bri-vetëmi.
7Zër’ i Zotit çkëput flakën’ e ziarit.
8Zër’ i Zotit tunt shkretëtirënë, edhe Zoti tunt shkretëtirën’ e Kadhësë.
9Zër’ i Zotit bën të piellënë drerëtë, edhe cvesh pyjetë, edhe si-cili-do thoë lavdi ndë kishët të ati.
10Zoti rri mbi përmbytëjenë, edhe Zoti rri mbëret për gjithë jetënë.
11Zoti do t’ i apë fuqi llauzit ti, Zoti do të bekonjë llausn’ e ti me paqtim.

നിലവിൽ തിരഞ്ഞെടുത്തിരിക്കുന്നു:

Psalltiri 29: PSTOKK1868

ഹൈലൈറ്റ് ചെയ്യുക

പങ്ക് വെക്കു

പകർത്തുക

None

നിങ്ങളുടെ എല്ലാ ഉപകരണങ്ങളിലും ഹൈലൈറ്റുകൾ സംരക്ഷിക്കാൻ ആഗ്രഹിക്കുന്നുണ്ടോ? സൈൻ അപ്പ് ചെയ്യുക അല്ലെങ്കിൽ സൈൻ ഇൻ ചെയ്യുക