1
Zanafilla 22:14
Bibla Shqip 1994
ALBB
Dhe Abrahami e quajti këtë vend Jehovah Jireh. Prandaj edhe sot e kësaj dite thuhet: "Do të furnizohet mali i Zotit".
비교
Zanafilla 22:14 살펴보기
2
Zanafilla 22:2
Dhe Perëndia tha: "Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun, shko në vendin e moriahëve dhe ofroje si holokaust në një nga malet që do të të tregoj".
Zanafilla 22:2 살펴보기
3
Zanafilla 22:12
Engjëlli i tha: "Mos e zgjat dorën kundër djalit dhe mos i bëj asnjë të keqe. Tani e di mirë që ti i trembesh Perëndisë, se nuk më ke refuzuar birin tënd, të vetmin bir që ke".
Zanafilla 22:12 살펴보기
4
Zanafilla 22:8
Abrahami u përgjigj: "Djali im, Perëndia do ta sigurojë vetë qengjin për holokaustin". Dhe vazhduan rrugën të dy bashkë.
Zanafilla 22:8 살펴보기
5
Zanafilla 22:17-18
unë me siguri do të të bekoj fort dhe do të shumoj pasardhësit e tu si yjet e qiellit dhe si rëra që ndodhet në brigjet e detit dhe trashëgimtarët e tu do të zotërojnë portat e armiqve të tij. Dhe tërë kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu, sepse ti iu binde zërit tim".
Zanafilla 22:17-18 살펴보기
6
Zanafilla 22:1
Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin dhe i tha: "Abraham!" Ai u përgjigj: "Ja ku jam".
Zanafilla 22:1 살펴보기
7
Zanafilla 22:11
Por Engjëlli i Zotit thirri nga qielli dhe i tha: "Abraham, Abraham!". Ai u përgjigj: "Ja ku jam".
Zanafilla 22:11 살펴보기
8
Zanafilla 22:15-16
Engjëlli i Zotit e thirri për të dytën herë Abrahamin nga qielli dhe tha: "Unë betohem për veten time, thotë Zoti, se ti e bëre këtë dhe nuk kurseve tët bir, të vetmin bir që ke
Zanafilla 22:15-16 살펴보기
9
Zanafilla 22:9
Kështu arritën në vendin që Perëndia i kishte treguar dhe atje Abrahami ndërtoi altarin dhe sistemoi drutë; pastaj e lidhi Isakun, birin e tij, dhe e vendosi mbi altar sipër druve.
Zanafilla 22:9 살펴보기