1
1 e Korintasve 13:4-5
Bibla Shqip 1994
ALBB
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq
비교
1 e Korintasve 13:4-5 살펴보기
2
1 e Korintasve 13:7
i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.
1 e Korintasve 13:7 살펴보기
3
1 e Korintasve 13:6
nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën
1 e Korintasve 13:6 살펴보기
4
1 e Korintasve 13:13
Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.
1 e Korintasve 13:13 살펴보기
5
1 e Korintasve 13:8
Dashuria nuk ligështohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet
1 e Korintasve 13:8 살펴보기
6
1 e Korintasve 13:1
Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon.
1 e Korintasve 13:1 살펴보기
7
1 e Korintasve 13:2
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
1 e Korintasve 13:2 살펴보기
8
1 e Korintasve 13:3
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë!
1 e Korintasve 13:3 살펴보기
9
1 e Korintasve 13:11
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore.
1 e Korintasve 13:11 살펴보기