1
Zanafilla 37:5
Bibla Shqip "Së bashku" 2020
AL
Jozefi pa një ëndërr dhe, kur ua tregoi vëllezërve, ata e urryen edhe më shumë.
비교
Zanafilla 37:5 살펴보기
2
Zanafilla 37:3
Izraeli e donte Jozefin më shumë se bijtë e tjerë, se e kishte birin e pleqërisë. Ai i bëri Jozefit një tunikë shumëngjyrëshe.
Zanafilla 37:3 살펴보기
3
Zanafilla 37:4
Kur vëllezërit panë se ati i tyre e donte më shumë se ata, e urryen Jozefin e nuk i flisnin dot me të mirë.
Zanafilla 37:4 살펴보기
4
Zanafilla 37:9
Jozefi pa edhe një ëndërr tjetër e ua tregoi vëllezërve të vet: «Pashë një ëndërr tjetër. Dielli, hëna e njëmbëdhjetë yje po më përkuleshin me nderim».
Zanafilla 37:9 살펴보기
5
Zanafilla 37:11
Vëllezërit e patën zili, kurse i ati e mbajti në mend këtë gjë.
Zanafilla 37:11 살펴보기
6
Zanafilla 37:6-7
Ai u tha: «Dëgjoni ëndrrën që pashë. Po mblidhnim dorëza gruri në mes të fushës. Kur ja, dorëza ime u ngrit e qëndroi drejt. Ndërsa dorëzat tuaja u mblodhën përreth e u përkulën me nderim para dorëzës sime».
Zanafilla 37:6-7 살펴보기
7
Zanafilla 37:20
Ejani tani, ta vrasim e ta hedhim në një gropë e të themi se e shqyen egërsirat. Atëherë do të shohim sa i vlejnë ëndrrat!».
Zanafilla 37:20 살펴보기
8
Zanafilla 37:28
Kur tregtarët midianitë kaluan andej, e nxorën Jozefin nga gropa e ua shitën ishmaelitëve për njëzet sikla argjendi. Ata e çuan Jozefin në Egjipt.
Zanafilla 37:28 살펴보기
9
Zanafilla 37:19
I thanë njëri-tjetrit: «Ja, po vjen ky ëndërrimtari!
Zanafilla 37:19 살펴보기
10
Zanafilla 37:18
Ata e panë Jozefin që larg dhe para se të afrohej kurdisën një plan për ta vrarë.
Zanafilla 37:18 살펴보기
11
Zanafilla 37:22
Ai shtoi: «Mos derdhni gjak! Hidheni në këtë gropë, në shkretëtirë, por mos vini dorë mbi të». Ai donte ta shpëtonte nga duart e tyre që t'ia kthente të atit.
Zanafilla 37:22 살펴보기