LLUKËSË Krej 15.

Krej 15.
1Edhe gjithë kumerqarët’ e fajtorëtë i afruanë, që t’e ndigjoninë.
2Edhe Farisenjt’ e shkronjësitë murmurisinë, tuke thënë, se: “Kyj pret fajtorë, edhe ha bashkë me ata.”
3Edhe ay u tha atyre këtë paravoli, tuke thënë:
4“Cili njeri ësht’ ay prej jush që të ketë një qint dhën, edhe ndë humptë një prej atyreve, nukë lë të nëntë-dhiet’ e nëntatë ndë shkretëtirët, edhe vete të kërkonjë atë që ka humburë, gjersa t’e gjenjë?
5Edhe si t’e gjenjë, e merr mbë krahët të ti tuke gëzuarë.
6Edhe kur vien ndë shtëpit, thërret miqt’ edhe fëqinjtë, e u thotë atyre: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta delenë time që pat humburë.
7Po u them juve, se kështu do të jetë gëzim ndë qiell për një fajtuar që pendonetë, se për nëntë-dhiet’e nëntë të drejtë, të cilëtë s’kanë nevojë për pendim.
8A cila grua ësht’ ajo që ka dhietë dhrahmi, ndë i humptë një dhrahmi, nukë ndes kandilenë, edhe fshin shtëpinë, edhe kërkon me kujdes, gjersa t’e gjenjë?
9Edhe si ta gjenjë, thërret miqeshat’ e fëqinjatë, tuke thënë: Gëzohi bashkë me mua, se gjeta dhrahminë që humba.
10Kështu, po u them juve, bënetë gëzim përpara ëngjëjet Perëndisë për një fajtuar që pendonetë.”
11Përsëri tha:
12“Një njeri kishte dy bij; edhe më i vogëli nga ata i tha t’et: Atë, epmë piesën’ e gjësë që më bie për të marrë. Edhe ay u ndau atyre gjënë.
13Edhe pas pak diç më i vogëli bir mbëlodhi gjithë se ç’pat, edhe iku ndë dhe të huaj mbë një vënt të largë; edhe atie shpërndau gjën’ e ti tuke shkuarë jetë si plankprishës.
14Edhe ay si prishi të gjitha, u bë një zi e madhe mb’ atë vënt, edhe ay zuri të mos kishte .
15Atëhere vate e u ngjit pas një qytetari t’ati vëndi; edhe ay e dërgoj nd’arë të ti të kullotte derratë.
16Edhe dëshëronte të mbushte barkun’ e ti me harupe që haninë derratë; po asndonjë nuk’ i epte.
17Edhe ay si erdhi ndë vetëhe të ti, tha: Sa punëtorëve të tim et u tepronjënë bukë, e unë po humbas nga uria!
18Do të ngrihem e do të vete tek im atë, edhe do t’i them: O atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje.
19Edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt; më bën posi një nga punëtorët’ e tu.
20Edhe u ngrit e erdhi tek i ati. Edhe ay kur ishte edhe lark, i ati e pa, edhe i erdhi keq, edhe u sul e ra mbi qafët t’ati, edhe e puthi.
21Edhe i biri i tha: O Atë, fëjeva ndë qiell edhe përpara teje, edhe nukë jam më i vëjyerë të qjuhem biri yt.
22Po i ati u tha shërbëtorëvet të ti: Nxirni jashtë stolin’ e parë, edhe ia vishni, edhe i viri unazë ndë dorët, edhe këpucë ndë këmbët.
23Edhe bini viçin’e ushqyerë, edhe thereni, edhe le të ham’ e të gëzonemi;
24Sepse kyj im bir qed i vdekurë, e u ngjall përsëri, edhe qe i humburë, e u gjënt.
25Edhe zunë të gëzoneshinë. Edhe i biri ati më i madhi ishte nd’arë; edhe kur erdhi e u afrua ndë shtëpi, ndigjoj kënk’ e valle.
26Edhe thirri një nga shërbëtorëtë, edhe e pyeste ç’janë këto punë.
27Edhe ay i tha, se: Ka ardhur’ yt vëlla; edhe yt atë theri viçin’ e ushqyerë, sepse e priti të shëndoshë.
28Edhe ay u zëmërua, edhe nukë donte të hynte brënda. I ati pra dolli, e i lutej.
29Edhe ay u përgjeq e i tha t’et: Na te po të shërbenj kaqë viet, edhe asnjë herë nukë dolla nga urdhëri yt; edhe kurrë nukë më dhe një kec, që të gëzonem bashkë me miqt’ e mi.
30Po kur erdhi kyj yt bir që hëngri gjënë bashkë me kurvatë, i there viçin’ e ushqyerë.
31Edhe ay i tha: O dialë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miatë janë të tuatë;
32Edhe duhej të gëzoneshim’ e të ngazëlloneshim, sepse kyj yt vëlla qe i vdekurë, e u ngjall përsëri; edhe qe i humburë, e u gjënt.”

ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖

LLUKËSË Krej 15.: DERKK79

គំនូស​ចំណាំ

ចែក​រំលែក

ចម្លង

None

ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល