Mattheo 25
25
Krie e njëzetepesëtë
1Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara.
2E nga ato, të pesa qenë të mënçura, e të pesa të marra.
3E ato të marratë, si muarë llambadhat’ e ture, nukë muarrë vaj me vetëhe.
4E të mënçuratë muarrë vaj ndë enë të ture bashkë me llambadhat’ e ture.
5E si u suall dhëndëri të vij, i zu gjumi të gjitha e flijnë.
6E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni.
7Atëherë u ngrenë gjith’ vashazëtë e zunë të ndreqnë llambadhat’ e ture.
8E të marratë u thanë së mënçuravet: Epnani edhe nevet nga vaji juaj, se llambadhatë tona na shuhenë.
9Edhe të mënçuratë u përgjegjnë, e u thanë: Mos nukë na sosjë navet edhe juvet, po më mirë hajdeni nd’ata që shesënë, e bleni për vetëhe tuaj.
10E si van’ ato të bleijnë, erdhi dhëndëri, e ato që qenë hazër, hinë me atë bashkë ndë dasmëra, e u mbill dera.
11E më pastaj erdhë edhe të tjeratë vashëza, e thoshnë: Zot, zot, hapna edhe nevet.
12Edhe ai u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ u njoh juvet.
13Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut.
14Sepse posi një njeri që duaj të vij ndë kseniti, thirri kopijt’ e tij, e u dha ature gjën’ e tij.
15E njërit i dha pesë kuleta, e tjatërit di, tjatërit një, gjithëkujt sikundrë kish fuqinë, e atë çast iku.
16E ai që muarr të pesë kuletatë, si vate, punoi me ato, e fitoi të tjera pesë kuleta.
17Ashtu edhe ai me të dia, fitoi edhe ai di të tjera.
18E ai që mori njërënë, vate, e rrëmoi mbë dhe, e e fshehu ergjëndn’ e zotit së tij.
19E pas shumë kohet na e vjen i zoti ature kopijet, e zu të bën me ata llogari.
20E ju qas ai që kish marrë të pesë kuletatë, e pru të tjera pesë kuleta, e tha: Zot, pesë kuleta më dhe mua, vështo, pesë të tjera kuleta fitova me ato.
21Edhe zot’ i tij i tha atit: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit.
22E si ju qas edhe ai që kish marrë të di kuletatë, i tha: Zot, di kuleta më dhe mua, vështo edhe di të tjera kuleta fitova me ato.
23I tha atij zot’ i tij: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit.
24E si u qas edhe ai që mori njërënë kuletë, i tha: Zot, unë të njoha ti që je njeri i prapë, që kuarr atje që nukë mbolle, e mbëjedh atje që nukë përhape.
25E sepse u trëmçë, vajta e fsheha kuletënë tënde mbë dhe. Vështo e ke tëndenë.
26E zot’ i tij u përgjegj, e i tha atij: Kopil i keq edhe i përtuarë, ti dije se unë kuarr atje që nukë mbolla, e mbëjedh atje që nukë përhapa.
27Duhej dha ergjëndnë tim ta vëre nd’ata që këmbejënë asprëtë, e si të vijë unë, dojë ta marrë timenë me fajde.
28Mirri dha nga ai kuletënë, e epnie nde ai që ka të dhjetë kuletatë.
29Sepse nde ai që ka do të ipetë, e do të tepëronetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të ngrihetë nga ai.
30Edhe kopiln’ e pavëjierë shtirie jashtë ndë skotadh të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
31Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij.
32E do të mbëjidhenë përpara tij gjithë filitë, e do t’i veçojë ata njërinë nga jetëri, sikundrë veçon çobani dhëntë nga dhitë.
33E dhëntë do t’i vërë mb’anë të tij të djathëtë, e dhitë mb’anë të mëngjërë.
34Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia.
35Sepse më muarr uja, e më dhatë të ha; më muarr etia, e më dhatë të pi; jeshë i huaj, e më përmbëjuadhtë.
36I sveshurë, e më veshtë; u sëmurçë e më patë kujdes; ndë hapsanë jeshë, e erdhtë tek meje.
37Ahiere do të përgjegjenë nde ai të drejtitë, e do të thonë: Zot, kur të pam të urëtë, e të ushqiem; a të eturë e të dham e pive?
38Edhe kur të pam të huaj, e të përmbëjuadhm? A të sveshurë e të veshm?
39Edhe kur të pam të sëmurë, a ndë hapsanë, e erdhm tek teje?
40Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë.
41Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij.
42Sepse më muarr uja, e nukë më dhatë të hajë, më muarr etia, e nukë më dhatë të pijë.
43I huaj jeshë e nukë më përmbëjuadhtë; i sveshurë, e nukë më veshtë; i sëmurë, e ndë hapsanë, e nukë erdhtë të më keni kujdes.
44Ahiere do t’i përgjegjenë atij edhe ata, e do t’i thonë: Zot, kur të pam të urëtë, a të eturë, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, e nukë të bëm ti husmet e ndihmë?
45Ahiere do të përgjegjetë mb’ata, e do t’u thotë: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë nukë bëtë ndë një nga këta të varfëritë, as tek meje nukë bëtë.
46E do të venë këta ndë pisë të pasosurë, e të drejtëtë ndë jetë të pasosurë.
હાલમાં પસંદ કરેલ:
Mattheo 25: ALTMK27
Highlight
શેર કરો
નકલ કરો

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.

: