1
Mateu 7:7
Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK)
AL1
«Lypni e do t'ju jepet; kërkoni e do të gjeni; trokitni e do t'ju hapet
Comparar
Explorar Mateu 7:7
2
Mateu 7:8
sepse kush lyp, merr; kush kërkon, gjen dhe atij që troket, do t'i hapet.
Explorar Mateu 7:8
3
Mateu 7:24
«Kushdo që i dëgjon e i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të mençur, që e ka ndërtuar shtëpinë në shkëmb.
Explorar Mateu 7:24
4
Mateu 7:12
Bëjuni të tjerëve gjithçka dëshironi t'ju bëjnë juve. Në këtë përmblidhen ligji e profetët».
Explorar Mateu 7:12
5
Mateu 7:14
Por e ngushtë është dera dhe e ngushtë është udha që çon në jetë e të paktë janë ata që e gjejnë».
Explorar Mateu 7:14
6
Mateu 7:13
«Hyni nëpër derën e ngushtë, se e madhe është dera dhe e gjerë është udha që çon në humbje e të shumtë janë ata që kalojnë nëpër të.
Explorar Mateu 7:13
7
Mateu 7:11
Nëse ju, që jeni të këqij dini t'u jepni fëmijëve tuaj gjëra të mira, aq më shumë Ati juaj, që është në qiej, do t'u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë.
Explorar Mateu 7:11
8
Mateu 7:1-2
«Mos gjykoni, që të mos gjykoheni, sepse siç gjykoni, do të gjykoheni, dhe me masën që do të matni, do të mateni.
Explorar Mateu 7:1-2
9
Mateu 7:26
Kushdo që i dëgjon, por nuk i zbaton fjalët e mia, i ngjan një njeriu të pamend që e ka ndërtuar shtëpinë në rërë.
Explorar Mateu 7:26
10
Mateu 7:3-4
Përse shikon ashklën në syrin e vëllait tënd e nuk pikat traun në syrin tënd? Dhe si mund t'i thuash vëllait tënd “më lër të ta heq ashklën nga syri” kur ke traun në syrin tënd?
Explorar Mateu 7:3-4
11
Mateu 7:15-16
«Ruhuni nga profetët e rremë, që vijnë të veshur si dele, por që përbrenda janë ujq grabitqarë. Ata do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet rrush nga ferrat apo fiq nga murrizat?
Explorar Mateu 7:15-16
12
Mateu 7:17
Kështu, çdo pemë e mirë jep fryte të mira, ndërsa pema e kalbur jep fryte të këqija.
Explorar Mateu 7:17
13
Mateu 7:18
Pema e mirë nuk mund të japë fryte të këqija dhe as pema e kalbur nuk jep fryte të mira.
Explorar Mateu 7:18
14
Mateu 7:19
Çdo pemë që nuk jep fryt të mirë pritet e hidhet në zjarr.
Explorar Mateu 7:19