YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 6

6
1Biri im, në qoftë se je bërë garant për të afërmin tënd, në rast se ke dhënë dorën si garanci për një të huaj,
2je zënë në lakun e fjalëve të gojës sate, je zënë nga fjalët e gojës sate.
3Bëj këtë, pra, biri im, dhe shpengohu, sepse ke rënë në duart e të afërmit tënd. Shko, hidhu në këmbët e tij dhe ngul këmbë me të madhe te i afërmi yt.
4Mos u jep gjumë syve të tu as çlodhje qepallave të tua;
5çlirohu si gazela nga dora e gjahtarit, si zogu nga dora e atij që kap zogjtë.
6Shko te milingona, o përtac, vër re zakonet e saj dhe bëhu i urtë.
7Ajo nuk ka as kryetar, as mbikëqyrës, as zot;
8e gjen ushqimin në verë dhe mbledh zahirenë e saj gjatë korrjes.
9Deri kur, o përtac, do të rrish duke fjetur? Kur do të shkundesh nga gjumi yt?
10Të flesh pak, të dremitësh pak, të rrish me duar në ije për t'u çlodhur,
11kështu varfëria jote do të vijë si një vjedhës, dhe skamja jote si një njeri i armatosur.
12Njeriu pa vlerë, njeriu i keq, ecën me një gojë të çoroditur;
13luan syrin, flet me këmbët, bën shenja me gishta;
14ka ligësi në zemër, kurdis vazhdimisht të keqen dhe mbjell grindje.
15Prandaj shkatërrimi i tij do të vijë papritur, në një çast do të shkatërrohet pa rrugëdalje tjetër.
16Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të:
17sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm,
18zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes,
19dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.
20Biri im, ruaje urdhërimin e atit tënd dhe mos harro mësimet e nënës sate.
21Mbaji vazhdimisht të lidhura në zemrën tënde dhe fiksoji rreth qafës sate.
22Kur do të ecësh, do të të udhëheqin; kur të pushosh, do të të ruajnë; kur të zgjohesh, do të flasin me ty.
23Sepse urdhërimi është një llambë, mësimi një dritë, dhe ndreqjet e mësimit janë rruga e jetës,
24për të të mbrojtur nga gruaja e keqe, nga lajkat e gjuhës të gruas së huaj.
25Mos dëshiro në zemrën tënde bukurinë e saj dhe mos u rrëmbe nga qepallat e saj.
26Sepse për një prostitutë burri katandiset për një copë bukë, dhe gruaja e një tjetri gjuan shpirtin e vyer të një burri.
27A mund të mbajë burri një zjarr në gji të tij pa djegur rrobat e trupit?
28A mund të ecë burri mbi qymyr të ndezur pa djegur këmbët e tij?
29Në këtë gjendje është ai që shkon tek gruaja e një tjetri; kush e prek nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
30Nuk përçmohet hajduti që vjedh për të shuar urinë kur është i uritur;
31por në rast se kapet në faj, duhet të kthejë shtatëfishin, dhe të japë tërë pasurinë e shtëpisë së tij.
32Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.
33Do të gjejë plagë dhe përçmim, dhe turpi i tij nuk do t'i hiqet kurrë.
34sepse xhelozia e tërbon bashkëshortin, që do të jetë i pamëshirshëm ditën e hakmarrjes.
35Ai nuk do të pranojë asnjë shpërblim dhe nuk do të kënaqet, edhe sikur t'i bëjnë shumë dhurata.

Currently Selected:

Fjalët e urta 6: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy