YouVersion Logo
Search Icon

Gjoni 5

5
Shërimi i një të paralizuari
1Pastaj judenjtë kishin një festë dhe Jezui shkoi në Jerusalem. 2Në Jerusalem, afër Portës së Dhenve, kishte një hurdhë me pesë portikë që në hebraisht quhet Betzata. 3Atje dergjeshin shumë të sëmurë, të verbër, të çalë e të paralizuar#5.3 dorëshk. të tjera edhe: dhe prisnin lëvizjen e ujit . 4-5#5.4-5 dorëshk. të tjera edhe: 4 sepse një engjëll zbriste herë pas here në hurdhë dhe trazonte ujin. Kush hynte i pari në hurdhë pas trazimit të ujit shërohej nga çdo sëmundje që kishteAty ishte dhe një njeri i sëmurë që kishte tridhjetë e tetë vjet që vuante. 6Jezui, kur e pa që dergjej i sëmurë dhe duke e ditur se kishte shumë kohë që vuante, i tha: «A dëshiron të shërohesh?». 7I sëmuri iu përgjigj: «Zotëri, nuk kam njeri që të më fusë në hurdhë kur trazohet uji. Kur përpiqem të hyj unë, dikush tjetër zbret para meje». 8Jezui i tha: «Ngrihu, merre shtrojën tënde dhe ec!». 9Ai njeri u shërua në çast, mori shtrojën dhe eci.
Por, meqenëse atë ditë ishte e shtunë, 10judenjtë i thanë të shëruarit: «Sot është e shtunë e nuk të lejohet të mbartësh shtrojën». 11Ai u përgjigj: «Ai që më shëroi më tha: merre shtrojën tënde dhe ec!». 12Ata e pyetën: «Cili është ky njeri që të tha: merre shtrojën dhe ec?». 13I shëruari nuk e dinte kush ishte, se Jezui kishte humbur mes turmës së njerëzve që ndodheshin aty.
14Më vonë Jezui e gjeti atë në tempull e i tha: «Ja ku u shërove! Mos mëkato më, që mos të të ndodhë ndonjë e keqe më e madhe».
15Ai njeri shkoi e u tregoi judenjve se ai që e kishte shëruar ishte Jezui. 16Atëherë judenjtë filluan ta përndjekin Jezuin, meqenëse ai i bënte këto gjëra të shtunën.
17Ndërsa Jezui u tha: «Ati im vepron gjithmonë, prandaj edhe unë veproj». 18Kështu judenjtë kërkonin edhe më shumë ta vrisnin, sepse jo vetëm që shkelte ligjin e së shtunës, por edhe thoshte se Perëndia ishte Ati i tij, duke e bërë veten të barabartë me Perëndinë.
Pushteti i Birit
19Atëherë Jezui u tha: «Me të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë nga vetja, përveç asaj që sheh se bën Ati. Ato gjëra që bën Ati, bën edhe Biri. 20Ati e do Birin e i tregon gjithçka që bën. Ai do t'i tregojë vepra edhe më të mëdha, që ju të mrekulloheni. 21Sepse ashtu si Ati ngjall të vdekurit e u jep jetë, kështu edhe Biri u jep jetë atyre që dëshiron. 22Ati nuk gjykon njeri, por gjithë gjykimin ia ka lënë në dorë Birit, 23që të gjithë ta nderojnë Birin ashtu siç nderojnë Atin. Kush nuk nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e ka dërguar. 24Me të vërtetë po ju them se ai që dëgjon fjalët e mia dhe i beson atij që më ka dërguar, ka jetën e amshuar e nuk do të gjykohet, pasi ka kaluar tashmë nga vdekja në jetë.
25Me të vërtetë po ju them se po vjen një kohë, e madje ajo ka ardhur, kur të vdekurit do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë dhe ata që do ta dëgjojnë, do të jetojnë. 26Sikurse Ati është burimi i jetës, kështu e ka bërë edhe Birin të jetë burim jete 27dhe i ka dhënë të drejtën të gjykojë, sepse ai është Biri i njeriut. 28Mos u habitni për këtë, se po afron koha kur të gjithë të vdekurit do të dëgjojnë zërin e tij 29e do të dalin nga varret. Ata që kanë bërë të mirën do të ngjallen për të jetuar, ndërsa ata që bënë të keqen do të ngjallen për t'u gjykuar.
30Unë nuk mund të bëj asgjë nga vetja ime. Unë gjykoj sipas asaj që dëgjoj nga Ati im dhe gjykimi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj të bëhet vullneti im, por vullneti i atij që më dërgoi».
Dëshmia për Jezuin
31«Nëse unë dëshmoj për veten time, atëherë kjo dëshmi mund të mos ishte e vërtetë. 32Por dikush tjetër dëshmon për mua dhe unë e di se dëshmia e tij është e vërtetë. 33Ju dërguat njerëz te Gjoni e ai tha të vërtetën. 34Unë nuk kam nevojë për dëshminë e ndonjë njeriu, por i përmenda këto që të shpëtoheni. 35Gjoni ishte pishtari i ndezur që shndrit dhe juve ju pëlqeu të ngazëlleheshit për pak kohë në dritën e tij. 36Por dëshmia ime është më e madhe se ajo e Gjonit. Veprat që më dha Ati për të bërë, veprat që unë bëj, ato dëshmojnë për mua se Ati më ka dërguar. 37Dhe vetë Ati që më dërgoi ka dëshmuar për mua. Ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij e nuk e keni parë kurrë fytyrën e tij. 38Fjala e tij nuk qëndron në ju, se nuk i besoni atij që ai dërgoi. 39Ju shqyrtoni Shkrimet, sepse mendoni se në to gjeni jetën e amshuar e pikërisht ato dëshmojnë për mua. 40E megjithatë, nuk doni të vini tek unë që kështu të keni jetë.
41Unë nuk marr lavdi nga njerëzit. 42Ju njoh dhe e di se nuk keni në ju dashurinë e Perëndisë. 43Unë kam ardhur në emër të Atit tim e nuk më pranoni. Nëse dikush tjetër do të vinte në emër të vetes, atë do ta pranonit. 44Si mund të besoni ju që i thurni lavdi njëri-tjetrit e nuk kërkoni lavdinë prej të vetmit Perëndi?
45Mos mendoni se do t'ju padis unë tek Ati. Moisiu, tek i cili keni varur shpresën, ai do t'ju padisë. 46Sepse po t'i besonit Moisiut do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. 47Por nëse nuk u besoni atyre që ai shkroi, si do t'u besoni fjalëve të mia?».

Currently Selected:

Gjoni 5: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy