Psalmet 50 ALBB [abbreviation] brought to you by [publisher] Learn More

Devotional

Versions

Cancel
 
50
1Perëndia i plotfuqishëm, Zoti ka folur dhe ka thirrur në mbledhje gjithë dheun, nga lindja në perëndim.
2Nga Sioni, përsosmëri e bukurisë, Perëndia shkëlqen.
3Perëndia ynë do të vijë dhe nuk do të rijë në heshtje; do të paraprihet nga një zjarr shkatërrimtar dhe rreth tij do të ketë një furtunë të madhe.
4Ai do të thërresë qiejt nga lart dhe tokën për të gjykuar popullin e tij,
5dhe do të thotë: "Mblidhni shenjtorët e mi, që kanë lidhur një besëlidhje me mua me anë të flijimit".
6Dhe qiejt do të shpallin drejtësinë e tij, sepse vetë Perëndia është gjykatësi. (Sela)
7"Dëgjo, o populli im, dhe unë do të flas; dëgjo, o Izrael, dhe unë do të dëshmoj kundër teje. Unë jam Perëndia, Perëndia yt.
8Nuk do të të qortoj për flijimet e tua as për holokaustet e tua që më rrinë gjithnjë përpara.
9Nuk do të marr asnjë dem nga shtëpia jote dhe asnjë cjap nga vathët e tua.
10Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male.
11I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.
12Po të kisha uri, nuk do ta thosha; sepse bota dhe sa ajo përmban janë të miat.
13A ha unë vallë mish demi ose a pi gjak cjapi?
14Dhuroji Perëndisë flijime lëvdimi dhe plotëso zotimet e tua që i ke bërë Shumë të Lartit.
15Kërkomë ditën e fatkeqësisë, unë do të të çliroj dhe ti do të më lëvdosh".
16Por të pabesit Perëndia i thotë: "Çfarë të drejte ke ti të përmendësh statutet e mia dhe të kesh mbi buzët e tua besëlidhjen time,
17ti që e urren korrigjimin dhe i hedh pas kurrizit fjalët e mia?
18Në rast se sheh një vjedhës, bashkohesh me të me gjithë qejf, dhe bëhesh shok i atyre që shkelin kurorën.
19Ti gojën ia lë së keqes dhe gjuha jote kurdis mashtrime.
20Ti ulesh, flet kundër vëllait tënd dhe shpif kundër birit të nënës sate.
21Ti i ke bërë këto gjëra dhe unë kam heshtur; ti ke menduar që unë jam krejt i ngjashëm me ty. Por unë do të të përgjigjem dhe do të vë çdo gjë para syve të tu.
22Tani kuptoni këtë gjë ju që harroni Perëndinë, që unë të mos ju bëjë copë-copë dhe askush të mos ju çlirojë dot.
23Ai që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon dhe atij që sillet drejt do t'i tregoj shpëtimin e Perëndisë".