YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 20

20
1Zoti të dhëntë përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbrojttë me siguri lart.
2Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;
3Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë holokaustin tënd. (Sela)
4Të dhëntë atë që zemra jote dëshiron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.
5Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamurët tanë në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.
6Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.
7Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
8Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.
9Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

Currently Selected:

Psalmet 20: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy