YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 137

137
1Atje, pranë lumenjve të Babilonisë, rrinim ulur dhe qanim, duke kujtuar Sionin;
2mbi shelgjet e kësaj toke kishim varur qestet tona.
3Atje, ata që na kishin çuar në robëri, na kërkonin fjalët e një kënge, po, ata që na shtypnin kërkonin këngë gëzimi, duke thënë: "Na këndoni një këngë të Sionit".
4Si mund të këndonim këngët e Zotit në një vend të huaj?
5Në rast se të harroj ty, o Jeruzalem, e harroftë dora ime e djathtë çdo shkathtësi;
6m'u lidhtë gjuha me qiellzën, në rast se nuk të kujtoj ty, në rast se nuk e vë Jeruzalemin përmbi gëzimin tim më të madh.
7Mbaji mend, o Zot, bijtë e Edomit, që ditën e Jeruzalemit thoshin: "Shkatërrojini, shkatërrojini që nga themelet".
8O bijë e Babilonisë, që duhet të shkatërrohesh, lum ai që do ta lajë të keqen që na ke bërë!
9Lum ai që merr foshnjat e tua dhe i përplas kundër shkëmbit!

Currently Selected:

Psalmet 137: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy