YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 4

4
1Dëgjoni, o bij, mësimet e një ati dhe tregoni kujdes që të mësoni të gjykoni,
2sepse ju jap një doktrinë të mirë; mos braktisni ligjin tim.
3Kur isha ende fëmijë pranë atit tim, njomëzak dhe i dashur në sytë e nënës sime,
4ai më mësonte dhe më thoshte: "Zemra jote të kujtojë fjalët e mia; ruaji urdhërimet e mia dhe do të jetosh.
5Fito dituri, fito gjykim; mos i harro fjalët e gojës sime dhe mos u largo prej tyre;
6mos e braktis diturinë dhe ajo do të të mbrojë; duaje, sepse ajo do të të ndihmojë.
7Dituria është gjëja më e rëndësishme; prandaj fito diturinë. Edhe sikur të humbasësh ato që ke, fito diturinë.
8Përlëvdoje dhe ajo do të të lartësojë, ajo do të të japë lavdi, po qe se ti e përvetëson.
9Ajo do të të vërë mbi kokën tënde një stoli prej nuri, do të të rrethojë me një kurorë lavdie".
10Dëgjo, biri im, pranoji fjalët e mia dhe vitet e jetës sate do të shumohen.
11Të kam mësuar në rrugën e diturisë, të kam udhëhequr nëpër shtigjet e ndershmërisë.
12Kur do të ecësh, hapat e tua nuk do të pengohen; kur do të vraposh, nuk do të pengohesh.
13Rroke mirë këtë mësim, mos e lër që të shkojë kot; ruaje, sepse ai është jeta jote.
14Mos hyr në shtegun e të pabesëve dhe mos ec në rrugën e njerëzve të këqij;
15evitoje atë, mos kalo nëpër të; largoju prej saj dhe shko tutje.
16Sepse ata nuk mund të flenë, po të mos kenë bërë të keqen; gjumi i tyre zhduket po të jetë se nuk kanë rrëzuar dikë;
17ata hanë bukën e paudhësisë dhe pinë verën e dhunës.
18Por shtegu i të drejtëve është si drita e agimit, që shkëlqen gjithnjë e më mirë derisa të bëhet ditë e plotë.
19Rruga e të pabesëve është si terri; ata nuk shohin atë që do t'i rrëzojë.
20Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, dëgjo thëniet e mia;
21mos u largofshin kurrë nga sytë e tu, ruaji në qendër të zemrës sate;
22sepse janë jetë për ata që i gjejnë, shërim për të gjithë trupin e tyre.
23Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.
24Hiq dorë nga e folura me hile dhe largo prej teje buzët e çoroditura.
25Sytë e tu le të shohin drejt dhe qepallat e tua të synojnë drejt para teje.
26Sheshoje shtegun e këmbëve të tua, dhe të gjitha rrugët e tua qofshin të caktuara mirë.
27Mos u shmang as në të djathtë as në të majtë; tërhiqe këmbën tënde nga e keqja.

Currently Selected:

Fjalët e urta 4: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy