YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 84

84
1Oh, sa të dashura janë banesat e tua, o Zot i ushtrive!
2Shpirti im dëshiron me zjarr dhe shkrihet për oborret e Zotit; zemra ime dhe mishi im i dërgojnë britma gëzimi Perëndisë të gjallë.
3Edhe rabecka gjen një shtëpi dhe dallëndyshja një fole, ku të vërë të vegjlit e saj pranë altarëve të tu, o Zot i ushtrive, Mbreti im dhe Perëndia im.
4Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela)
5Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua!
6Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime.
7Ata kalojnë nga një forcë te tjetra dhe në fund paraqiten para Perëndisë në Sion.
8O Zot, Perëndi i ushtrive, dëgjo lutjen time; vëri veshin, o Perëndi i Jakobit. (Sela)
9Shiko, o Perëndi, mburojën tonë, dhe shiko fytyrën e të vajosurit tënd.
10Po, një ditë në oborret e tua vlen më tepër se një mijë gjetiu; mua më pëlqen më tepër të qëndroj në pragun e shtëpisë së Perëndisë tim, se sa të banoj në çadrat e të pabesëve.
11Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt.
12O Zot i ushtrive, lum njeriu që ka besim te ti!

Currently Selected:

Psalmet 84: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy