Parallel
54
1O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.
2O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.
3Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)
4Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.
5Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.
6Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;
7sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.