YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 45

45
1Më burojnë nga zemra fjalë shumë të ëmbla; unë i këndoj mbretit poemën time. Gjuha ime do të jetë si pena e një shkruesi të shpejtë.
2Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve; buzët e tua janë plot nur, prandaj Perëndia të ka bekuar në përjetësi.
3Ngjeshe shpatën në brezin tënd, o trim, i rrethuar nga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote,
4dhe në madhështinë tënde shko përpara mbi qerren fitimtare për çështjen e së vërtetës, të shpirtmadhësisë dhe të drejtësisë, dhe dora jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme.
5Shigjetat e tua janë të mprehta; popujt do të bien poshtë teje; ato do të hyjnë në zemrën e armiqve të mbretit.
6Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi; skeptri i mbretërisë sate është një skeptër drejtësie.
7Ti e do drejtësinë dhe urren mbrapshtinë; prandaj Perëndia, Perëndia yt, të ka vajosur me vaj gëzimi përmbi shokët e tu.
8Tërë rrobat e tua mbajnë erë mirre, aloeje dhe kasie; nga pallatet e fildishta veglat muzikore me tela të gëzojnë.
9Midis zonjave të nderit që të rrethojnë ka bija mbretërish; në të djathtën tënde është mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.
10Dëgjo, vashë, shiko dhe vër veshin; harro popullin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,
11dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe bukurinë tënde; bjer përmbys para tij, sepse ai është Zoti yt.
12Bija e Tiros do të të sjellë disa dhurata dhe të pasurit e popullit do të kërkojnë favoret e tua.
13Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit; rrobat e saj janë të qëndisura me ar.
14Atë do ta çojnë te mbreti me rroba të qëndisura, të shoqëruar nga virgjëresha shoqe të saj, që do të të paraqiten ty.
15Ato do t'i çojnë me gëzim dhe hare dhe do të hyjnë në pallatin e mbretit.
16Bijtë e tu do të zënë vendin e etërve të tu; ti do t'i bësh princa për tërë tokën.
17Unë do të shpall kujtimin e emrit tënd për të gjitha brezat; prandaj popujt do të të kremtojnë në përjetësim, përjetë.

Currently Selected:

Psalmet 45: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy