Parallel
145
1Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.
2Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.
3Zoti është i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia e tij është e panjohshme.
4Një brez do t'i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t'i njoftojë mrekullitë e tua.
5Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.
6Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde.
7Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.
8Zoti është i dhembshur dhe mëshirplotë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.
9Zoti është i mirë me të gjithë dhe plot dhembshuri për të gjitha veprat e tij.
10Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.
11Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,
12për t'u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.
13Mbretëria jote është një mbretëri përjetë dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.
14Zoti përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.
15Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.
16Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.
17Zoti është i drejtë në të gjitha rrugët e tij dhe dashamirës në të gjitha veprat e tij.
18Zoti është pranë gjithë atyre që kërkojnë, pranë gjithë atyre që e kërkojnë në të vërtetë.
19Ai kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton.
20Zoti mbron të gjithë ata që e duan dhe do të shkatërrojë të gjithë të pabesët.
21Goja ime do të tregojë lëvdimin e Zotit, dhe çdo qenie do të bekojë emrin e tij të shenjtë përjetë.