Psalmet 124
ALBB
124
1Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:
2"Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,
3ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zemërimi i tyre kundër nesh;
4atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,
5atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".
6Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.
7Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.
8Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën.