Psalmet 121
ALBB
121
1Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?
2Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejt dhe tokën.
3Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.
4Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.
5Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.
6Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.
7Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.
8Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.