YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 22

22
1Një nam i mirë është më i pëlqyeshëm se pasuritë e mëdha, dhe hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari.
2I pasuri dhe i varfri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
3Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.
4Çmimi i përvujtërisë është frika e Zotit, pasuria, lavdia dhe jeta.
5Ferra dhe leqe gjenden në udhën e të çoroditurit; kush kujdeset për jetën e vet rri larg tyre.
6Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket.
7I pasuri sundon mbi të varfrit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.
8Kush mbjell padrejtësi ka për të korrur telashe dhe shufra e zemërimit të tij do të asgjësohet.
9Njeriu me sy dashamirës do të bekohet, sepse i jep bukë të varfrit.
10Përzëre tallësin dhe grindjet do të ikin bashkë me të; po, grindjet dhe fyerjet do të pushojnë.
11Kush e do pastërtinë e zemrës dhe ka hir mbi buzët do ta ketë shok mbretin.
12Sytë e Zotit ruajnë dijen, por ai i bën të kota fjalët e të pabesit.
13Përtaci thotë: "Jashtë ka një luan; do të vritem rrugës".
14Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.
15Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës, por shufra e korrigjimit do ta largojë prej saj.
16Ai që shtyp të varfrin për t'u pasuruar dhe ai që i jep të pasurit, me siguri do të varfërohet.
17Vëru veshin dhe dëgjo fjalët e të urtëve, dhe jepja zemrën dijes sime.
18sepse për ty do të jetë e këndshme t'i ruash në intimitetin tënd dhe t'i kesh të gjitha gati mbi buzët e tua.
19Me qëllim që besimin tënd ta kesh te Zoti, sot të kam mësuar, po, pikërisht ty.
20A nuk të kam shkruar në të kaluarën aforizma që kanë të bëjnë me këshillimin dhe diturinë,
21në mënyrë që të njohësh sigurinë e fjalëve të së vërtetës, me qëllim që t'u përgjigjesh me fjalë të vërteta atyre që të dërgojnë?
22Mos e vidh të varfrin, sepse është i varfër, dhe mos e shtyp të mjerin te porta,
23sepse Zoti do të mbrojë çështjen e tyre dhe do t'u heqë jetën atyre që i kanë zhveshur.
24Mos lidh miqësi me njeriun zemërak dhe mos u shoqëro me njeriun idhnak,
25që të mos mësosh rrugët e tij dhe të mos gjesh një kurth për shpirtin tënd.
26Mos u bëj si ata që japin dorën si garanci, që bëhen garant për borxhet e të tjerëve.
27Në qoftë se nuk ke asgjë me se të paguash, pse duhet të të heqë shtratin poshtë vetes?
28Mos e luaj kufirin e vjetër, të vendosur nga etërit e tu.
29A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

Currently Selected:

Fjalët e urta 22: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy