YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 13

13
1Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.
2Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.
3Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.
4Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.
5I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.
6Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.
7Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.
8Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfri nuk ndjen asnjë kërcënim.
9Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.
10Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.
11Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.
12Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.
13Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.
14Mësimet e të urtit janë burim jete për t'i evituar dikujt leqet e vdekjes.
15Gjykimi i mirë siguron favor, por veprimi i të pabesëve është i dëmshëm.
16Çdo njeri i matur vepron me dituri, por budallai kapardiset me marrëzinë e tij.
17Lajmëtari i keq bie në telashe, por lajmëtari besnik sjell shërim.
18Mjerimi dhe turpi do të vjinë mbi atë që nuk pranon korrigjimin, por ai që dëgjon qortimin do të nderohet.
19Dëshira e realizuar është e ëmbël për shpirtin, por për budallenjtë është një gjë e neveritshme largimi nga e keqja.
20Kush shkon me të urtët bëhet i urtë, por shoku i budallenjve do të bëhet i keq.
21E keqja përndjek mëkatarët, por i drejti do të shpërblehet me të mirën.
22Njeriu i mirë i lë një trashëgim bijve të bijve të tij, por pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin.
23Ara e punuar e të varfërve jep ushqim me shumicë, por ka nga ata që vdesin për mungesë drejtësie.
24Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.
25I drejti ha sa të ngopet, por barku i të pabesëve vuan nga uria.

Currently Selected:

Fjalët e urta 13: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy