YouVersion Logo
Search Icon

Eksodi 38

38
1Pastaj bëri altarin e holokausteve prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë po pesë kubitë; ishte katror dhe i lartë tre kubitë.
2Në të katër qoshet e tij bëri disa brirë, që përbënin një të tërë me të, dhe e veshi me bronz.
3Bëri gjithashtu të gjitha përdorëset e altarit: enët për hirin, lopatat e vogla, legenët, mashat dhe mangallet; të gjitha veglat e tij i bëri prej bronzi.
4Dhe bëri për altarin një grilë prej bronzi në formën e një rrjete nën kornizën, në pjesën e poshtme në mënyrë që rrjeta të ndodhej në gjysmën e lartësisë së altarit.
5Derdhi katër unaza për të katër cepat e grilës prej bronzi, me qëllim që të kalonin shtizat.
6Pastaj i bëri shtizat prej druri të akacies dhe i veshi me bronz.
7Pas kësaj i kaloi shtizat nëpër unazat që ndodheshin anëve të altarit, me të cilat do të mbartej: e ndërtoi me dërrasa dhe bosh nga brenda.
8Pastaj bëri legenin prej bronzi dhe bazën e tij prej bronzi, duke përdorur pasqyrat e grave që vinin për të bërë shërbime në hyrje të çadrës së mbledhjes.
9Pastaj bëri oborrin: nga ana e Negevit, në drejtim të jugut, perdet e oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur dhe me një gjatësi prej njëqind kubitësh,
10dhe kishin njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
11Në krahun verior kishte njëqind kubitë perde me njëzet shtyllat e tyre dhe njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
12Në krahun perëndimor kishte pesëdhjetë kubitë perde me dhjetë shtyllat dhe dhjetë bazat e tyre; grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi.
13Përpara, nga ana e lindjes, kishte pesëdhjetë kubitë:
14nga njëri krah kishte pesëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre;
15dhe nga ana tjetër (si këtej ashtu dhe matanë portës së hyrjes në oborr) kishte pesëmbëdhjetë kubitë perde, me tri shtyllat dhe tri bazat e tyre.
16Të gjitha perdet rreth oborrit ishin prej liri të hollë të përdredhur;
17bazat e shtyllave ishin prej bronzi, grremçat e shtyllave dhe shtizat e tyre ishin prej argjendi, kapitelet e shtyllave ishin të veshura me argjend dhe të gjitha shtyllat e oborrit ishin të lidhura me disa shtiza argjendi.
18Perdja për hyrjen në oborr ishte e qëndisur, me fill ngjyrë vjollce, të purpurt dhe të kuq të ndezur, dhe me li të përdredhur; kishte një gjatësi prej njëzet kubitësh, një lartësi prej pesë kubitësh, dhe korrespondonte me perdet e oborrit.
19Kishte katër shtylla me katër bazat e tyre prej bronzi; grremçat e tyre ishin prej argjendi dhe kapitelet e tyre dhe shtizat e tyre ishin të veshura me argjend.
20Të gjitha kunjat e tabernakullit dhe të rrethojës së oborrit ishin prej bronzi.
21Kjo është lista e sendeve të tabernakullit, të tabernakullit të dëshmisë, që u renditën me urdhër të Moisiut, për shërbimin e levitëve, nën drejtimin e Ithamarit, birit të priftit Aaron.
22Betsaleeli, bir i Urit, bir i Hurit, nga fisi i Judës, bëri të gjitha ato që i kishte urdhëruar Zoti Moisiut,
23duke pasur me vete Oholiabin, birin e Ahisamakut, nga fisi i Danit, gdhendës, vizatues dhe qëndistar i stofave ngjyrë vjollcë, të purpurta, të kuqe të ndezur dhe prej liri të hollë.
24Gjithë ari i përdorur për të gjitha punimet për vendin e shenjtë, domethënë ari i ofertave, qe njëzet e nëntë talente dhe shtatëqind e tridhjetë sikla, sipas siklit të shenjtërores.
25Dhe argjendi, që u mblodh me rastin e regjistrimit të asamblesë, ishte njëqind talente dhe një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla, sipas siklit të shenjtërores:
26një beka për frymë, (domethënë një gjysmë sikli, sipas siklit të shenjtërores), për çdo burrë që e kapte regjistrimi, nga mosha njëzet vjeç e lart, pra, gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë burra.
27Njëqind talentet prej argjendi shërbyen për të shkrirë bazat e shenjtërores dhe bazat e velit: njëqind baza për njëqind talentet, një talent për bazë.
28Dhe me një mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë sikla ai bëri grremçat për shtyllat, i veshi kapitelet e tyre dhe bëri shtizat për shtyllat.
29Bronzi i ofertave arrinte në shtatëdhjetë talente dhe dy mijë e katërqind sikla.
30Dhe me këtë ai bëri bazat e hyrjes së çadrës së mbledhjes, altarin prej bronzi dhe me grilën e tij dhe me të gjitha orenditë e altarit,
31bazat e oborrit, bazat e hyrjes në oborr, të gjithë kunjat e tabernakullit dhe të gjithë kunjat e rrethimit të oborrit.

Currently Selected:

Eksodi 38: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy