YouVersion Logo
Search Icon

1 i Kronikave 15

15
1Davidi ndërtoi disa shtëpi në qytetin e Davidit, përgatiti një vend për arkën e Perëndisë dhe ngriti një çadër për atë.
2Atëherë Davidi tha: "Asnjeri nuk duhet të mbartë arkën e Zotit përveç levitëve, sepse Zoti ka zgjedhur ata për ta mbajtur arkën e Perëndisë dhe për t'i shërbyer atij përjetë".
3Davidi mblodhi tërë Izraelin në Jeruzalem për ta çuar arkën e Zotit në vendin që i kishte përgatitur.
4Davidi mblodhi edhe bijtë e Aaronit dhe levitët.
5Nga bijtë e Kehathit, Urielin, të parin, dhe njëqind e njëzet vëllezërit e tij;
6nga bijtë e Merarit, Asajahun, të parin, dhe dyqind e njëzet vëllezërit e tij;
7nga bijtë e Gershomit, Joelin, të parin, dhe njëqind e tridhjetë vëllezërit e tij;
8nga bijtë e Elitsafanit, Shemajahun, të parin, dhe dyqind vëllezërit e tij;
9nga bijtë e Hebronit, Elielin, të parin, dhe tetëdhjetë vëllezërit e tij;
10nga bijtë e Uzielit, Aminadabin, të parin, dhe njëqind e dymbëdhjetë vëllezërit e tij.
11Pastaj Davidi thirri priftërinjtë Tsadok dhe Abiathar, dhe levitët Uriel, Asajahu, Joel, Shemajahu, Eliel dhe Aminadab,
12dhe u tha atyre: "Ju jeni të parët e shtëpive atërore të levitëve; shenjtërohuni, ju dhe vëllezërit tuaj, që të mund të transportojnë arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit, në vendin që i kam përgatitur.
13Sepse herën e parë ju nuk ishit dhe Zoti, Perëndia ynë, hapi një të çarë midis nesh, sepse nuk e kishim kërkuar sipas rregullave të caktuara".
14Kështu priftërinjtë dhe levitët u shenjtëruan për të transportuar arkën e Zotit, Perëndisë të Izraelit.
15Bijtë e levitëve e mbajtën arkën e Perëndisë mbi shpatullat e tyre me anë të shufrave, ashtu si kishte urdhëruar Moisiu sipas fjalës të Zotit.
16Pastaj Davidi urdhëroi krerët e levitëve të caktonin vëllezërit e tyre këngëtarë me vegla muzikore, harpa, qeste dhe cembale për të pasur tinguj gëzimi.
17Prandaj levitët caktuan Hemanin, birin e Joelit, midis vëllezërve të tij, Asafin, birin e Berakiahut, dhe midis bijve të Merarit, vëllezërit e tyre, Ethanin, birin e Kushajahut.
18Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maaseiahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.
19Këngëtarët Heman, Asaf dhe Ethan përdornin cembale prej bronzi;
20Zakaria, Azieli, Shemiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Maaseiahu dhe Benajahu u binin harpave për zëra sopranoje;
21Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi, Jeieli dhe Azaziahu u binin qesteve në oktavë për të udhëhequr këngën;
22Kenaniahu, i pari i levitëve, ishte i ngarkuar me këngën; ai drejtonte këngën, sepse ishte kompetent në këtë fushë.
23Berekiahu dhe Elkanahu ishin derëtarë pranë arkës.
24Priftërinjtë Shebarniahu, Joshafati, Nethaneel, Amasai, Zakaria, Benajah dhe Elezieri u binin borive përpara arkës së Perëndisë, kurse Obed-Edomi dhe Jehijahu kryenin detyrën e derëtarit afër arkës.
25Atëherë Davidi, pleqtë e Izraelit dhe komandantët e mijësheve vepruan me gëzim në transportimin e arkës së besëlidhjes të Zotit nga shtëpia e Obed-Edomit.
26Kështu, sepse Perëndia i ndihmoi levitët që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, u ofruan si flijime shtatë dema dhe shtatë desh.
27Davidi kishte veshur një mantel prej liri të hollë, ashtu si tërë levitët që mbanin arkën, këngëtarët dhe Kenaniahu, drejtuesi i këngës së bashku me këngëtarët; Davidi kishte veshur gjithashtu një efod prej liri.
28Kështu tërë Izraeli e çoi lart arkën e besëlidhjes të Zotit me klithma gëzimi nën tingujt e burive, brirëve, cembaleve, qesteve dhe harpave.
29Por ndodhi që, ndërsa arka e besëlidhjes të Zotit arriti në qytetin e Davidit, Mikal, e bija e Saulit, duke shikuar nga dritarja, pa mbretin David që kërcente dhe hidhej përpjetë, dhe e përçmoi në zemër të saj.

Currently Selected:

1 i Kronikave 15: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy