YouVersion Logo
Search Icon

Filemonit 1

1
Përshëndetje
1Unë, Pali, i burgosur për Krishtin Jezu dhe vëlla Timoteu, po i shkruajmë Filemonit të dashur e bashkëpunëtorit tonë, 2Apfisë, motrës sonë, Arkipit, bashkëluftëtarit tonë dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde: 3hiri dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht, qofshin me ju.
Dashuria dhe besimi i Filemonit
4E falënderoj Perëndinë tim gjithmonë kur të kujtoj në lutjet e mia, 5sepse po dëgjoj për dashurinë tënde për të gjithë të shenjtët dhe për besimin që ke në Zotin Jezu Krisht. 6I lutem Perëndisë që besimi që na bashkon të jetë i gjallë në ty, për të njohur çdo gjë të mirë që kemi e që na çon drejt Krishtit. 7Dashuria jote, o vëlla, më ka gëzuar shumë e më ka ngushëlluar, sepse zemrat e të shenjtëve janë përtërirë përmes teje.
Përgjërim për Onesimin
8Prandaj, edhe pse për shkak të Krishtit kam liri të plotë të të urdhëroj ç'duhet të bësh, 9parapëlqej të të kërkoj diçka në emër të dashurisë. Unë Pali, i plakur, por tani edhe i burgosur për Krishtin Jezu, 10të lutem për Onesimin, birin tim në Jezu Krishtin, që e ktheva në besimin tonë#1.10 ose: e linda kur isha në pranga. 11Onesimi, që dikur ishte i padobishëm për ty, tani është i dobishëm edhe për ty, edhe për mua.
12Dhe ja ku po ta kthej atë që është vetë zemra ime#1.12 dorëshk. të tjera edhe: pranoje atë. 13Unë doja ta mbaja atë pranë vetes, që të më shërbente në vendin tënd ndërsa jam në pranga për shkak të ungjillit. 14Por nuk desha të bëja asgjë pa dijeninë tënde, që vepra jote e mirë të mos bëhet si me detyrim, por të jetë e vullnetshme.
15Ai ndoshta u nda nga ti për pak kohë, që ta kesh atë përjetësisht, 16jo më si skllav, por më tepër se skllav: ta kesh si vëlla të dashur. Ai është shumë i dashur për mua, por aq më tepër duhet të jetë për ty, qoftë si njeri, qoftë si vëlla në Zotin.
17Prandaj, nëse më ke mik, pranoje atë siç do të më prisje mua. 18Nëse të ka bërë ndonjë dëm, apo nëse të detyrohet për ndonjë gjë, m'i ngarko mua. 19Unë, Pali, po të shkruaj me dorën time se do të ta shlyej unë vetë detyrimin; për të mos thënë se ti më detyrohesh vetë jetën tënde. 20Po vëlla, për hir të Zotit, ma bëj këtë nder! Ma përtëri zemrën për hir të Krishtit!
21Të shkrova se kam besim se do të më dëgjosh dhe e di se do të bësh edhe më shumë se këto që po të them. 22Në të njëjtën kohë përgatit edhe një dhomë për mua, pasi shpresoj se përmes lutjeve tuaja do të kthehem te ju.
Përshëndetjet e fundit
23Të përshëndet Epafrai, i burgosur bashkë me mua për Krishtin Jezu. 24Të përshëndesin edhe Marku, Aristarku, Dema e Luka, bashkëpunëtorët e mi.
25Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me shpirtin tuaj!

Currently Selected:

Filemonit 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy