YouVersion Logo
Search Icon

Jakobi 1

1
Përshëndetje
1Unë Jakobi, shërbëtor i Perëndisë dhe i Zotit Jezu Krisht, përshëndes dymbëdhjetë fiset e shpërndara nëpër botë.
Besimi e urtia
2Vëllezërit e mi, gëzohuni kur ndeshni tundime të ndryshme, 3sepse ju e dini se sprova e besimit tuaj sjell durimin. 4Kini durim deri në fund, që të jeni të përsosur, të plotë dhe pa asnjë të metë.
5Nëse dikujt nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia dhe ai do t'i japë, sepse Perëndia u jep të gjithëve me zemërgjerësi dhe pa përçmim, 6por le të kërkojë me besim dhe pa dyshuar. Kush dyshon, i ngjan valës së detit, që e ngre era dhe pastaj e përplas. 7Ky njeri të mos pandehë se do të marrë ndonjë gjë nga Zoti, 8sepse është njeri me dy mendje dhe i paqëndrueshëm në gjithçka që bën#1.8 ose: në të gjitha udhët e tij.
Varfëria e pasuria
9Vëllai i varfër le të krenohet, se do ta lartësojë Perëndia, 10ndërsa vëllai i pasur se do ta përulë. I pasuri do të shkojë si lulja e barit. 11Dielli lind dhe nxehtësia e tij e than barin. Lulja e barit vyshket dhe bukuria i zhduket. Kështu do të vyshket edhe i pasuri në gjërat që bën.
Sprova e tundime
12Lum ai njeri që duron tundimet, sepse, pasi të ketë kaluar sprovën, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan.
13Askush, kur tundohet, të mos thotë: «Jam tunduar nga Perëndia». Perëndia nuk tundohet nga e keqja dhe nuk tundon askënd. 14Secili tundohet nga lakmia e vet, që e josh dhe e mashtron. 15Kur lakmia mbarset, pjell mëkatin, ndërsa mëkati që kryhet sjell vdekjen.
16Vëllezërit e mi të dashur, mos u mashtroni! 17Çdo e mirë që na është dhënë dhe çdo dhuratë e përsosur vjen nga lart dhe zbret nga Ati i dritave qiellore. Perëndia nuk ndryshon dhe nuk lë hije ndryshimi. 18Prej vullnetit të tij na dha jetë me anë të fjalës të së vërtetës, që ne të jemi fryti i parë i krijesave të tij.
Dëgjimi e zbatimi i fjalës
19Vëllezërit e mi të dashur, dijeni se çdo njeri duhet të jetë i gatshëm për të dëgjuar, i ngadaltë për të folur dhe i ngadaltë në zemërim. 20Zemërimi i njeriut nuk kryen drejtësinë e Perëndisë. 21Prandaj hidhni tej çdo ndyrësi e çdo ligësi tjetër dhe me përulësi pranoni fjalën që Perëndia ka mbjellë ndër ju, fjalë e cila mund t'ju shpëtojë shpirtrat.
22Bëhuni zbatues të fjalës dhe jo vetëm dëgjues që gënjejnë veten. 23Sepse nëse dikush është vetëm dëgjues i fjalës dhe jo zbatues i saj, ai i ngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij të vërtetë në pasqyrë, 24por pasi shihet, ikën e menjëherë harron sesi ishte. 25Ndërsa ai që e shikon me kujdes ligjin e përsosur të lirisë dhe ngulmon në të, ai që nuk mbetet vetëm një dëgjues që harron, por zbatues i tij, do të jetë i lum në gjithçka që bën.
26Kush mendon se është fetar dhe nuk i vë fre gjuhës, mashtron veten dhe feja e tij është e kotë. 27Feja e pastër dhe e panjollë para Perëndisë dhe Atit është kjo: përkujdesja për jetimët e vejushat që janë në vështirësi dhe ruajtja e vetes të pastër nga bota.

Currently Selected:

Jakobi 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy