YouVersion Logo
Search Icon

Galatasve 1

1
Përshëndetja
1Unë, Pali, që nuk u bëra apostull prej njerëzve, as prej ndonjë njeriu, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atë, që e ngjalli prej të vdekurve, 2së bashku me të gjithë vëllezërit që janë me mua, po u shkruaj kishave të Galatisë: 3paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë, e nga Zoti Jezu Krisht! 4Ai u flijua për mëkatet tona, që të na çlironte nga kjo botë e ligë, sipas vullnetit të Perëndisë dhe Atit tonë. 5Atij i qoftë lavdia, në shekuj të shekujve! Amen!
Nuk ka ungjill tjetër
6Çuditem sa shpejt po largoheni nga Perëndia, që ju thirri në hirin e Krishtit, e po shkoni drejt një ungjilli tjetër. 7Ungjill tjetër nuk ka, por ka vetëm disa njerëz që ju turbullojnë e duan të shtrembërojnë ungjillin e Krishtit. 8Por, edhe sikur dikush nga ne apo një engjëll nga qielli t'ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar ne, qoftë mallkuar. 9Çfarë ju kemi thënë më parë, po jua them edhe tani: kush t'ju predikojë një ungjill të ndryshëm nga ai që keni pranuar, qoftë mallkuar.
10A mos po kërkoj të marr pëlqimin e njerëzve a të Perëndisë? Apo po kërkoj t'u pëlqej njerëzve? Po të kërkoja t'u pëlqeja njerëzve, nuk do të isha shërbëtor i Krishtit.
Thirrja e Palit
11Po ju vë në dijeni, o vëllezër, se ungjilli që ju shpalla nuk vjen nga njerëzit. 12As e mora e as e mësova nga ndonjë njeri, por përmes zbulesës së Jezu Krishtit.
13Ju keni dëgjuar për sjelljen time të dikurshme në judaizëm, me sa zell e përndiqja kishën e Perëndisë e përpiqesha ta shkatërroja. 14Në judaizëm unë ua kalova shumë prej bashkëmoshatarëve të kombit tim dhe isha tepër i zellshëm ndaj traditave të etërve të mi. 15Por, kur Perëndisë, që më ndau veç që në barkun e nënës e më thirri përmes hirit të tij, i pëlqeu 16të më zbulojë Birin e vet për ta kumtuar ndër kombet, unë menjëherë, pa u këshilluar me njeri#1.16 ose: pa u këshilluar nga mishi e gjaku 17e pa shkuar në Jerusalem tek ata që ishin apostuj para meje, shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask.
18Vetëm tre vjet më vonë shkova në Jerusalem për të takuar Kefën#1.18 ose: Pjetrin dhe ndenja me të pesëmbëdhjetë ditë, 19por nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë përveç Jakobit, vëllait të Zotit. 20Këto gjëra po i shkruaj para Perëndisë e nuk gënjej.
21Pastaj shkova në krahinat e Sirisë e të Kilikisë, 22por kishat e Judesë, që besojnë në Krishtin, nuk më njihnin nga afër. 23E vetmja gjë që kishin dëgjuar është kjo: «Ai që më parë na përndiqte, tani shpall besimin që dikur përpiqej ta shkatërronte». 24Ata përlëvdonin Perëndinë për mua.

Currently Selected:

Galatasve 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy