YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 54

54
1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit, 2kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.
3O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,
jepmë të drejtë me fuqinë tënde.
4Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,
vëru vesh fjalëve të gojës sime.
5Se të huajt janë ngritur kundër meje
dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,
njerëz që s'duan t'ia dinë për Perëndinë. selah
6Por Perëndia është ndihma ime,
Zoti përkrahësi i jetës sime.
7Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,
për hir të besnikërisë sate, shfarosi!
8Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,
emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,
se është i mirë.
9Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi
dhe sytë e mi e panë shkatërrimin#54.9 të tjerë: me përbuzje syri im i shikon armiqtë, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja e armiqve të mi.

Currently Selected:

Psalmet 54: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy