YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 23

23
1Psalm i Davidit.
Zoti është bariu im,
asgjë s'më mungon.
2Në kullota të gjelbra më shtrin,
drejt ujërave të qeta më prin,
3shpirtin ma përtërin.
Më udhëheq shtigjeve të drejta,
në saje të emrit të tij.
4Edhe në ecsha nëpër luginën e territ#23.4 të tjerë: luginën e hijes së vdekjes,
s'tutem nga e keqja, se ti je me mua.
Shkopi yt e kërraba jote,
ato më ngushëllojnë.
5Para ma shtron tryezën,
kundruall armiqve të mi;
kokën ma lyen me vaj,
kupa ime gufon.
6Po, mirësia e çiltërsia do të më ndjekin
të gjitha ditët e jetës sime.
E unë do të banoj përgjithmonë
në shtëpinë e Zotit.

Currently Selected:

Psalmet 23: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy