YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 19

19
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë,
kubeja qiellore kumton veprën e duarve të tij.
3Dita i çon fjalë ditës,
nata i bën me dije natës.
4Nuk bëzajnë, nuk nxjerrin fjalë,
as që u dëgjohet zëri.
5Por, jehona e tyre përhapet në tërë dheun
dhe fjalët e tyre deri në skajet e botës.
Atje i ka bërë një tendë diellit,
6ai është si dhëndri kur del prej dhomës,
si trimi që ngazëllon kur merr hov.
7Lind në njërin skaj të qiellit
e deri në tjetrin rrotullohet,
nxehtësisë së tij s'i fshihet askush.
8I përsosur është ligji i Zotit,
shpirtin përtërin,
e vërtetë dëshmia e Zotit,
të thjeshtit i jep urti.
9Porositë e Zotit janë të drejta,
zemrën e gëzojnë,
urdhërimet e Zotit janë të pastra,
syve u japin dritë.
10E pastër është droja e Zotit,
mbetet në amshim,
të vërteta janë gjykimet e Zotit,
të gjitha të drejta.
11Më të dëshirueshme janë se ari,
se ari i kulluar mirë,
më të ëmbla se mjalti,
se mjalti që rrjedh nga hojet.
12Prej tyre mëson edhe shërbëtori yt,
kush i zbaton merr shpërblim të madh.
13Kush mund t'i kuptojë fajet?
Prej fajeve të fshehta pastromë.
14Ruaje shërbëtorin tënd edhe nga mëkatet me dashje,
që të mos sundojnë mbi mua.
Atëherë do të jem i patëmetë,
i pastruar krejt prej mëkatit të rëndë.
15Të pëlqefshin fjalët e gojës sime
dhe përsiatjet e zemrës sime,
o Zot, shkëmbi e shpëtimtari im.

Currently Selected:

Psalmet 19: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy