Filipianëve 2:7-11
Filipianëve 2:7-11 AL1
por e zbrazi veten duke marrë natyrë shërbëtori e u bë i ngjashëm me njerëzit. Kur u shfaq si njeri, ai e përuli veten e u bë i bindur deri në vdekje, madje me vdekje në kryq. Prandaj edhe Perëndia e lartësoi mbi gjithçka tjetër e i dha emrin që është mbi çdo emër, që në emrin e Jezuit të bien në gjunjë të gjitha qeniet që janë në qiell, mbi tokë nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë se Jezu Krishti është Zot, që të përlëvdohet Perëndia Atë.








