YouVersion Logo
Search Icon

1 Gjonit 1

1
Fjala e jetës
1Po ju shkruajmë për Fjalën e jetës
që ishte nga fillimi,
që e dëgjuam
dhe e pamë me sytë tanë,
që e soditëm
dhe e prekëm me duart tona.
2Jeta u shfaq dhe ne e pamë. Prandaj dëshmojmë dhe ju shpallim jetën e amshuar, që ishte me Atin dhe na u shfaq neve. 3Po ju shpallim atë që pamë dhe dëgjuam, që edhe ju të keni bashkësi me ne, sepse bashkësia jonë është me Atin dhe me Birin e tij, Jezu Krishtin. 4Këto gjëra po i shkruajmë që gëzimi ynë#1.4 dorëshk. të tjera: juaj të jetë i plotë.
Perëndia është dritë
5Ky është lajmi që dëgjuam prej tij dhe po jua njoftojmë juve: Perëndia është dritë dhe në të nuk ka kurrfarë errësire. 6Po të themi se kemi bashkësi me të, por jetojmë në errësirë, gënjejmë dhe nuk veprojmë sipas së vërtetës. 7Por po të jetojmë në dritë, sikurse ai është në dritë, kemi bashkësi me njëri-tjetrin dhe gjaku i Jezuit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. 8Po të themi se nuk kemi mëkat, mashtrojmë veten dhe e vërteta nuk është në ne. 9Po të rrëfejmë mëkatet tona, Perëndia që është besnik dhe i drejtë do të na i falë mëkatet e do të na pastrojë nga çdo padrejtësi. 10Po të themi se nuk kemi mëkatuar, e bëjmë Perëndinë gënjeshtar dhe fjala e tij nuk është në ne.

Currently Selected:

1 Gjonit 1: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy