Psalltiri 87
87
Psallmë kënke për të bijt e Koreut.
1Themelet’ e ati janë ndë malet të shënjtëruarë.
2Zoti do dyert’ e Sionësë më tepërë se gjithë tendat’ e Jakovit.
3Fjalë të lëvduara u folnë për ty, o qytet i Perëndisë. Sellah.
4Do të kujtonj Raavënë edhe Vavillonënë ndër ata që më ngjohënë; shih Palestina, edhe Tyra, bashkë me Ethiopinë, ku lindi atie.
5Edhe për Sionënë do të thonë: Akë-kush e akë-kush lindi nd’atë’ edhe ay i Larti do t’e forconjë.
6Zoti, kur të shkruanjë emërat’ e llauzevet, do të tregonjë se ky lindi atie. Sellah.
7Edhe kënkëtorëtë, edhe ata që u bienë drurëvet, edhe gjithë burimet’ e mi janë ndek ti.
Currently Selected:
Psalltiri 87: PSTOKK1868
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
The text is an open source, but the transliteration and digitalisation is a copyright of IBSA
© Interconfessional Bible Society of Albania
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë