YouVersion Logo
Search Icon

Psalltiri 49

49
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallmë për të bijt’ e Koreut.
1Ndigjoni këto, gjithë llauzetë; mbani vesh, gjithë sa rrinë ndë dhet,
2të mëdhenj e të vogjëlë, të pasurë e dorë-hollë bashkë.
3Goja ime ka për të folurë dituri, edhe mendimi i zëmrësë s’ime urtësi.
4Do të ul veshnë t’im ndë paravoli, do të cgjith fjalën’ e errëtë me qitharë.
5Përse të frikësonem ndë ditë të keqe, (kur) të më qarkonjë pa-udhëria që është ndë udhë?
6Ata që venë shpëresënë ndë të mirat të tyre, edhe mburrenë për të shumëtit’ e pasëjesë tyre.
7Asnjë nukë munt të shpërblenjë vëllanë, as të apë Perëndisë shpërblim për atë.
8Sepse (nukë gjen) ndern’ e çpërblimit shpirtit ati, edhe nukë gjendetë kurrë,
9që të rronjë gjithë jetënë, e të mos shohë prishëje.
10Sepse sheh të mençuritë që vdesënë, sikundrë edhe të marrin’ e të pamençiminë që vdirenë, edhe lënë të mirat’ e tyre ndë të tierë.
11Ata mendonenë me vetëhe, se shtëpit’ e atyreve do të jenë gjithë jetënë, të ndënjturat’ e atyreve bres pas brezi; quanjënë dheratë me ata emërat’ e tyre.
12Po njieriu që është mbë nder, nukë mbetetë, po gjan bagëtivet që vdirenë.
13Këjo udh’ e atyreve është marrëzi e atyreve, po fëmijëvet atyre u vinjënë t’ëmbëla ndë gojët fjalët’ e atyreve. Sellah.
14Posi dhëntë u hothnë ndë varr, vdekëja do t’i kullosë, edhe të drejtëtë do të zotëronjënë mbi ata ndë mëngjes, edhe fuqi’ e atyreve do të vietëronetë ndë varrt, për të ndënjturit e tyre.
15Po Perëndia do të çpërblenjë shpirtinë t’im prej dorësë varrit, sepse do të më marrë. Sellah.
16Mos ki frikë, kur të bënet’ i pasurë njieriu, a kur t’i shtonetë lavdia e shtëpisë ati,
17sepse kur të vdesë, s’ka për të marrë me vete gjë, as s’ka për të cbriturë bashkë me atë lavdim i ati.
18Ndonëse bekoi shpirtin’ e ti ndë jetë të ti, edhe (njierëzitë) do të të lavduronjënë, kur t’i bëjsh mirë vetëvetëhesë.
19Ka për të vaturë ndë bres t’atrëvet ti, gjithë jetënë s’kanë për të parë dritë.
20Njieriu që është mbë nder, edhe s’kupëton, gjan bagëtivet që vdirenë.

Currently Selected:

Psalltiri 49: PSTOKK1868

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy