Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
Të verbrit po shohin, të çalët po ecin, lebrosët janë pastruar dhe të shurdhrit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.