Psalmet 1
AL
1
Libri i Psalmeve
1Lum njeriu që nuk ndjek këshillën e të paudhëve
dhe udhës së mëkatarëve nuk qëndron,
që nuk rri me përqeshësit,
2por kënaqet me ligjin e Zotit
dhe ditë e natë për atë ligj mendon.
3Ai është si pemë e mbjellë buzë rrjedhës së ujërave,
që frytin e jep në stinën e vet
dhe gjethja nuk i vyshket.
Atij i shkon mbarë gjithçka që bën.
4Por kështu nuk ndodh me të paudhët.
Ata janë si byku që merr era.
5Të paudhët nuk do tʼi bëjnë ballë gjykimit,
as mëkatarët kuvendit të të drejtëve.
6 Zoti e njeh mirë udhën e të drejtëve,
ndërsa udha e të paudhëve do të marrë fund.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2018

© Interconfessional Bible Society of Albania 2018

Vind meer uit oorBibla Shqip 2018 "Së bashku"