Logoja YouVersion
Ikona e kërkimit

1 Kronikave 2

2
Pasardhësit e Judës
1Këta janë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni, 2Dani, Jozefi, Benjamini, Neftaliu, Gadi e Asheri.
3Bijtë e Judës ishin Eri, Onani e Shelahu. Të tre i lindën nga Batshua Kananitja, por Eri, i parëlinduri i Judës, u tregua i lig para Zotit, prandaj ai e vrau. 4Tamara, e reja e tij, i lindi Perecin e Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
5Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli. 6Bijtë e Zerahut, Zimriu, Etani, Hemani, Kalkoli, Darai. Gjithsej pesë. 7Bijtë e Harmiut, Ahari, rrëmujtari i Izraelit, i cili tradhtoi në lidhje me gjërat e ndaluara. 8Bijtë e Etanit, Azarjahu.
9Bijtë që i lindën Hecronit ishin Jerahmeli, Rami e Kelubai. 10Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, prijësi i bijve të Judës. 11Nahshonit i lindi Salmai, Salmait i lindi Boazi. 12Boazit i lindi Obedi, Obedit i lindi Jeseu. 13Jeseut i lindi Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi, i dyti, Shimeai, i treti, 14Netaneli, i katërti, Radai, i pesti, 15Ocemi, i gjashti, dhe Davidi, i shtati. 16Motrat e tyre ishin Cerujaha e Abigajla. Të bijtë e Cerujahës ishin tre: Abishai, Joabi e Asaheli. 17Abigajlës i lindi Amasai. I ati i Amasait ishte Jetër Ishmaeliti.
18Kalebi, biri i Hecronit, pati fëmijë edhe me gruan e vet Azubanë, edhe me Jeriotën. Bijtë e saj ishin Jesheri, Shobabi e Ardoni. 19Kur vdiq Azubaja, Kalebi u martua me Efratën, e cila i lindi Hurin. 20Hurit i lindi Uriu e Uriut i lindi Becaleli.
21Pastaj Hecroni shkoi me të bijën e Makirit, të atit të Gileadit, me të cilën u martua kur ishte gjashtëdhjetë vjeç. Ajo i lindi Segubin. 22Segubit i lindi Jairi. Ai kishte njëzet e tre qytete në tokën e Gileadit. 23Geshuri e Arami ua morën fshatrat e Jairit me Kenatin e me rrethinat, gjithsej gjashtëdhjetë qytete. Të gjithë këta ishin bijtë e Makirit, atit të Gileadit. 24Pas vdekjes së Hecronit, Kalebi shkoi me Efratën, gruan e Hecronit, atit të vet, e cila i lindi Ashhurin, të atin e Tekoasë.
25Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hecronit, ishin Rami, i parëlinduri, pastaj Oreni, Ocemi e Ahijahu. 26Jerahmeli pati edhe një grua tjetër me emrin Atara. Ajo qe e ëma e Onamit. 27Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Maaci, Jamini dhe Ekeri. 28Bijtë e Onamit ishin Shamai e Jadai. Bijtë e Shamait, Nadabi e Abishuri. 29Gruaja e Abishurit quhej Abihajla. Ajo i lindi Ahbanin e Molidin. 30Bijtë e Nadabit ishin Seledi e Apajimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë. 31Bijtë e Apajimit ishin Ishiu. Bijtë e Ishiut, Sheshani. Bijtë e Sheshanit, Ahlai. 32Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, Jetri e Jonatani. Jetri vdiq pa lënë fëmijë. 33Bijtë e Jonatanit, Peleti e Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit. 34Sheshani nuk pati bij, por bija. Ai pati edhe një skllav egjiptian që quhej Jarha. 35Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait dhe ajo i lindi Atajin. 36Atajit i lindi Natani, Natanit i lindi Zabadi, 37Zabadit i lindi Eflali dhe Eflalit i lindi Obedi, 38Obedit i lindi Jehu, Jehut i lindi Azarjahu, 39Azarjahut i lindi Haleci, Halecit i lindi Eleasahu, 40Eleasahut i lindi Sismai, Sismait i lindi Shalumi, 41Shalumit i lindi Jekamiahu, Jekamiahut i lindi Elishamai.
42Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmelit, ishin Meshai, i parëlinduri i tij, i ati i Zifit; i biri i Mareshahut ishte i ati i Hebronit. 43Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi e Shemai. 44Shemait i lindi Rahami, i ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45Bijtë e Shamait, Maoni, i ati i Betcurit. 46Efahaja, shemra e Kalebit, lindi Haranin, Mocain e Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47Bijtë e Jahdait, Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu e Shafi. 48Maka, shemra e Kalebit, lindi Sheberin e Tirhanahun. 49Ajo lindi edhe Shafin, të atin e Madmanahut, Shevain, të atin e Makbenahut dhe të atin e Gibeait. Bija e Kalebit qe Aksahaja. 50Këta qenë bijtë e Kalebit. Bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut ishin Shobali, i ati i Kirjat Jearimit, 51Salmai, i ati i Betlehemit, dhe Harefi, i ati i Betgaderit. 52Bijtë e Shobalit, të atit të Kirjat Jearimit, ishin Haroehu, gjysma e manahatitëve, 53fiset e Kirjat Jearimit, hitritët, putitët, shumatitët e mishraitët. Prej tyre dolën coratitët dhe eshtaolitët. 54Bijtë e Salmait ishin Betlehemi, netofatitët, atrotbetjoabitët, gjysma e manahatitëve, coritët, 55fiset e shkruesve, që banonin në Jabec, tiratitët, shimeatitët e sukatitët. Këta qenë kenitët që vinin nga Hamani, i ati i Bet Rekabit.

Aktualisht i përzgjedhur:

1 Kronikave 2: AL1

Thekso

Ndaje

Copy

None

A doni që theksimet tuaja të jenë të ruajtura në të gjitha pajisjet që keni? Regjistrohu ose hyr

YouVersion përdor cookie për të personalizuar përvojën tuaj. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni përdorimin tonë të cookies siç përshkruhet në Politikën tonë të Privatësisë